www.Zemra.Org

Paris Hilton përsëri singël

Trashëgimtarja e hoteleve Paris Hilton ndarjen me të dashurin duket se nuk po e përjeton dhe aq keq. Lajmi i ndarjes së Paris më të dashurin e saj Cy Waits është bërë i ditur vetëm disa ditë më parë nga revista”Us Weekly”.

Ky lajm i ka habitur të gjithë, sepse ajo dukej shumë e dashuruar dhe e dhënë pas tij, pasi ai për të ishte një djalë i mrekullueshëm. Ndërsa Cy është trembur pak nga jeta që bënte me Paris ku si ajo, ashtu edhe ai ishte në qendër të vëmendjes. Ai ndihej pak në vështirësi për këtë gjë, dhe i ka dhënë fund lidhjes së tyre, sipas revistës ”Us weekly”. Ndarjen nga i dashuri apo e dashura, shumica e njerëzve e mbysin me alkool e cigare ndërsa Paris duket ka gjetur një rrugë ndryshe për të larguar mendjen. Së bashku me mortrën Nicky, ajo ka ka preferuar të bëjë një udhëtim dhe të blejë një shtëpi të re. Shtëpia që ajo ka zgjedhgur është një supervilë, perfekte për stinën e verës në Malibu.

Exit mobile version