Njëri nga të dyshuarit gjatë përleshjes kishte përdorur dhe një mjet të mbrehtë (thikë) me të cilën e kishte goditur të dyshuarin tjetër.
Përleshja ka ndodhur në rrugën “Enver Hadri” në Pejë të dielën në ora 16:30.
I dyshuari i dytë kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë 9 mm. si dhe një armë zjarri Zastava.
I dyshuari i lënduar nga goditja me thikë është dërguar në tretman mjekësor, kurse, i dyshuari i dytë me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.