www.Zemra.Org

Për të kuptuar hallet e qytetarëve, kryeministri punoi si taksist (Video)

Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg, ka befasuar publikun duke lënë për një ditë zyrën dhe duke punuar si taksist.

Stoltenberg vendosi të dëgjonte nga afër pikëpamjet e njerëzve, pasi beson se taksitë janë të paktat vende ku njerëzit tregojnë hapur qëndrimet e tyre. Kryeministri është maskuar si një taksist i zakonshëm dhe ka vendosur syze dielli.

Ai ka zënë radhën e taksive në një pjesë të qytetit dhe ka transportuar disa qytetarë, transmeton SHO.

Stoltenberg vuri syze dielli dhe një uniformë taksisti dhe e zbulonte identitetin e tij vetëm kur e njihnin pasagjerët.

Exit mobile version