www.Zemra.Org

Përfundon lidhja Hamilton-Scherzinger

Piloti i Formulës 1, Lewis Hamilton dhe këngëtarja e famshme, Nicole Scherzinger, i kanë dhënë fund një marrëdhënie 4-vjeçare, lajmëruan të premten revistat rozë.

Ishte Hamilton, shtatë vjet më i ri se liderja e “Pussycat Dolls”, ai që morri këtë vendim, sepse për shkak të axhendës së tyre të ngjeshur, shiheshin gjithmonë e më pak.

Një mik i përbashkët e konfirmoi lajmin. “Është e vërtetë që janë ndarë. Është me të vërtetë një mëkat, pasi Nicole u përpoq shumë që t’i bënte gjërat të funksiononin. Ata kanë mbetur miq të mirë, pasi ndarja ishte miqësore, por në fund, me secilin prej tyre që kishte program kaq të ngjeshur, në fund vendosën që ishte më mirë të mos qëndronin bashkë”.

Scherzinger, me fitimin e një vendi në panelin drejtues të “X Factor” në SHBA, është detyruar të zhvendoset të jetojë në Los Anxhelos, duke u spostuar edhe më larg Hamiltonit.

Britaniku, i cili lëviz vazhdimisht nëpër botë me skuadrën e tij, ka si rezidencë të parë një vilë në Zvicër.

Exit mobile version