Jahjaga vetë nuk do të marrë kurrfarë iniciative. Arbër Vllahiu, këshilltar dhe zëdhënës i presidentes, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së Jahjagës, si akt për t’u lëshuar rrugë zgjedhjeve presidenciale, shkruan “Koha Ditore”.
“Nuk ka nevojë që vullnetshëm të ‘lëshojë rrugë’ . Procedurat janë të qarta dhe duhet si në çdo rast tjetër të respektohet ligji dhe Kushtetuta”, i ka thënë “Kohës Ditore” Vllahiu. “Nuk mundet presidenti i një vendi të deklarohet se ai është i gatshëm të dorëhiqet dhe të lëshojë rrugë sa herë ndërron raporti i forcave në Kuvend apo sa herë bëhen marrëveshjet dhe koalicionet e reja ndërmjet partive dhe subjekteve politike”.