www.Zemra.Org

Problemet dashurore: Kujt i rrëfehen femrat?

femratPër dallim nga meshkujt, të cilët emocionet e tyre të thella më së shpeshti nuk i ndajnë me askënd, femrat më parë do të vdisnin se sa do t’i fshihnin problemet e tyre dashurore të cilat i mundojnë.

Femrat janë të varura nga ndarja e emocioneve me të tjerët, ndërkaq meshkujt përkundrazi janë tipa mjaft të mbyllur. Kur e mundon ndonjë problem, femra menjëherë i drejtohet personit i cili i është më e afërt dhe kërkon këshilla, duke pritur që automatikisht t’ia bëjë vetes situatën më të përballueshme.

Personi të cilit më së shpeshti femra i rrëfehet nuk është as nëna, as mikja e saj, por motra më e madhe. Motra është aty e cila gjithmonë është e gatshme ta dëgjojë, t’i ndihmojë dhe t’i japë këshilla në momentet e vështira.

Këtë e ka konfirmuar pikërisht një hulumtim i bërë në bashkëpunim me një numër të madh femrash të reja, të cilin e ka botuar revista “Family Relations”.

Sipas konstatimeve të shumë pjesëtareve të gjinisë së bukur, motrat më të mëdha janë ato që femrat më së shpeshti i bisedojnë të gjitha detajet nga jeta e tyre private, madje edhe ato më intime, ndërkaq janë të sigurta që ato informata nuk do të përhapen te të tjerët dhe nuk do të dënohen.

Exit mobile version