Deri më tani, para fotoaparatit të saj kanë pozuar shumë fytyra të njohura. E zgjedhura e fundit e Rezartës ka qenë këngëtarja e re dhe shumë e talentuar, Beatriks Ramosaj, e cila është në hapat e parë të karrierës së saj muzikore.
Kjo është zhveshja e parë publike që bën këngëtarja, edhe pse është në moshë shumë të re. Këngët e para, të cilat i ka lançuar tani vonë, janë pritur shumë mirë nga audienca shqiptare, kështu që ajo së shpejti pritet t’u bëhet konkurrente e fortë këngëtareve me emër. Shijojeni pra bukurinë e Beatriksit, falë talentit të Rezit…