Kënga S&M shkaktoi shumë polemika kur u shfaq për herë të parë në fillim të këtij viti për shkak të videos me pullë të kuqe që e shoqëronte dhe tashmë Britney Spears do i shtojë kësaj kënge vokalin e saj në një version remix.
Rihanna shkroi në Twitter se “një bashkëpunim i nxehtë do të vijë shumë shpejt”, pa bërë të ditur një datë të caktuar.