Rihanna ka shkruar në profilin e saj në Twitter se është krenare që ka performuar së bashku me dy reperët, ndërsa më pas ka publikuar një fotografi të përbashkët me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, të cilin e kishte takuar pas koncertit në një klub nate.
Në klubin “Boujis” në Kensington, Drogba ka festuar triumfin në Ligën e Kampionëve, ndërsa këngëtarja ka qenë e lumtur që ka mundur të argëtohet me futbollistin.
Veç tij, 24-vjeçarja thuhet të ketë festuar edhe me futbollistin Salomon Kalou, ndërsa tabloidet britanike e kanë këshilluar këngëtaren me fjalët: “Qëndro larg mashkullit të quajtur John Terry!”.