Sipas “Sh2”, dyshja Chase & Status (të njohur për ritmet dubstep dhe pozicionimet në vendin e parë të listës Dance në U.K, si dhe bashkëpunimet me Plan B, Dizzee Rascal, Rihanna, Drake, Jay-Z, Alexandra Burke etj), kanë konfirmuar se Rita Ora është në përfundim të albumit të saj.
“Me Rita Orën, kemi ndihmuar në realizimin e disa këngëve për albumin e saj, megjithatë derisa albumi të publikohet, ne nuk e dimë se cila prej tyre do të zgjidhet”, kanë thënë ata për “Ibiza Spotlight”.