www.Zemra.Org

Rrahje masive në Shkup

Një rrahje masive midis dy grupeve ka ndodhur mbrëmë në Shkup, me ç’rast një person është therur me thikë dhe disa të tjerë me plagë të tjera.

rrahje-masive-ne-shkup

Rrahja fillimisht ka ndodhur në Çarshinë e Vjetër, ndërsa më pas ka vijuar në Urën e Gurit deri te sheshi qendror. Policia nuk ka dhënë detaje se kush janë pjesëmarrësit në këto dy grupe, por duke raportuar për vetëm një person të plagosur rëndë me thikë, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup.

Dëshmitarë të kësaj ngjarje kanë thënë se i plagosur po vraponte drejt pjesës qendrore të qytetit, që nga pas po ndiqej nga një grup tjetër me makinë.

Në një moment ka mbërritur policia dhe se grupi ishte larguar me makinën e tyre. Por ekipet policore kanë arritur që të ndalojnë grupin, ndërsa bëhet e ditur për disa persona të ndaluar.

Exit mobile version