www.Zemra.Org

Rrahje mes shqiptarëve e serbëve në palestrën e Mitrovicës

Në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë, të dielën në mbrëmje ka shpërthyer një rrahje mes lojtarëve serb të klubit të basketbollit “Bambi” nga veriu i Mitrovicës dhe tifozëve shqiptarë të Trepçës, gjatë takimit që ishte paraparë të zhvillohej mbrëmë, ku nikoqir ishte “Bambi”.

Incidentit i ka paraprirë një gjest provokues i Jugosllav Dashiqit, basketbollist i “Bambit”, i cili para se të niste dueli, ka provokuar shikuesit e pranishëm në palestrën “Minatori”.

Takimi duhej të fillonte në ora 20:00, por ai u shty me kërkesë të “Bambit”, pasi kërkuan që salla të lirohej nga tifozët e Trepçës, dhe pas 25 minutave, kur tifozët kanë filluar të lëshojnë sallën, kanë filluar gjuajtjet me karrige dhe gjësende mes lojtarëve të “Bambit” dhe një pjese të tifozëve të Mitrovicës.

Përfaqësuesi i “Bambit”, Igor Dashiq ka thënë se sot do të japin deklaratën zyrtare, pasi të kontaktojnë me Federatën e Basketbollit, do të marrim vendim çka do bëjnë dhe siç tha ai “do të shoh bota çfarë ka ndodh”.

Kurse delegati i ndeshjes, duke mos dashur të flas rreth asaj çka ka ndodhur, ka thënë se çdo informatë mund të merret te komisari i ndeshjes. “Bambi” është ekipi i vetëm serb që merr pjesë në BKT Superligën e Basketbollit të Kosovës.

Exit mobile version