Muhamet Rakipi, Konsull i Republikës së Maqedonisë në Çikago i njoftoi të pranishmit përkitazi me disa segmente të Ligjit për regjistrimin e popullsisë në këtë vend dhe angazhimi i të gjithë bashkatdhetarëve tanë kudo në botë dhe SHBA që të bëhen pjesë e këtij segmenti ligjor për realizimin e të drejtës për regjistrim.
Më këtë rast asociacionet politiko-kombëtare të SHSHA-ve paraqitën dilemat rreth regjistrimit të popullsisë në muajin prill të këtij viti,që siç thanë ata shumica e mërgimtarëve tanë nëpër botë nuk do të kenë mundësinë për të realizuar të drejtën për regjistrim të familjeve të tyre.
Në margjinat e këndit ligjor për regjistrim,zëshëm kanë vënë në spikamë Tefik Abdullahu, Mahmut Skenderi, Astrit Mehmeti, Skënder Karaçica,Vëllaznim Sherifi ,Sedat Sadiku se këtë herë do të mbesin jashtë listave të regjistrimit më se 200 mijë shqiptarë të shpërndarë nëpër botë.
Kjo,sipas tyre,do të ndikojë në (mos)ndryshimin e strukturës kombëtare shqiptare në Maqedoni me të cilën pushteti aktual do të caktojë një përqindje qysh tashti të njohur(!)që dosido do të ruajë baraspeshën dhe mbipopulimin me ,,popullin,,maqedonas!
E gjithë kjo rrjedhë,u tha në takimin e sotëm të Çikagos, kërkon që bashkatdhetarët tanë kudo që janë në botë dhe SHBA të bëjnë çdo gjë të mundur që të jenë prezentë me të dhënat e tyre për regjistrim në vendlindje.
Ka ardhur koha që çështja shqiptare në Maqedoni sa i përket spektrit të regjistrimit më të dhënat relevante të thuhen të vërtetat statistikore. Tërë mekanizmat shqiptarë në Maqedoni duhen të mendojnë mirë për të sotmen dhe ardhmërinë e tyre në konditatat dhe në ndryshimet kushtetuese,që ata njëherë e mirë të bëhen pjesë e të barabartëve dhe shtetformues në Maqedoni.