Sipas të dhënave të Entit për Statistikë, në tremujorin e tretë të vitit 2011 në Maqedoni janë evidentuar 6.108 fëmijë të lindur gjallë, që është për 7,4 për qind më pak nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Për 5,2 për qind është më i vogël edhe numri i personave të vdekur në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2010 Sipas këtyre të dhënave numri i atyre që kanë vdekur arrin 4.350 persona, ndërsa prej tyre 49 janë foshnja. Rritja natyrore arrin 1758 persona.