LifeStyle

Rriten martesat, ulen divorcet

Në periudhën korrik-shtator të vitit 2011 janë lidhur 4.641 martesa ose 11,8 për qind më shumë nga tremujori i tretë i vitit 2010. Ndërkaq, divorcet shënojnë ulje, ku numri i tyre arrin 259.

Sipas të dhënave të Entit për Statistikë, në tremujorin e tretë të vitit 2011 në Maqedoni janë evidentuar 6.108 fëmijë të lindur gjallë, që është për 7,4 për qind më pak nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Për 5,2 për qind është më i vogël edhe numri i personave të vdekur në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2010 Sipas këtyre të dhënave numri i atyre që kanë vdekur  arrin 4.350 persona, ndërsa prej tyre 49 janë foshnja. Rritja natyrore arrin 1758 persona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button