Këngëtarja Nora Istrefi në një intervistë për Top Kosova Radio ka thënë se ka dëshirë që në emisione të natës, sikurse i kësaj radioje, përpos saj të thirreshin edhe këngëtarë që dinë të këndojnë bukur.
Ndryshe këngëtarja ka sjellë edhe një këngë të re për të cilën ka thënë se është ndryshe dhe këtë nuk e thotë ajo por të gjithë ata që e kanë dëgjuar këngën.
Në fakt, kënga ishte ndryshe, sepse dëgjuesi ngacmohet me të, pasi që këngëtarja ia ka kushtuar këngën këngëtares Genta, për të cilën ajo thotë se e ka shoqe të mirë.
E pyetur nga prezantuesi se pse Nora nuk është si Çiljeta, ajo ka thënë “sepse gjoksin nuk e kam si të saj”.
Ndërkaq, për ata të cilët kanë shpresuar se ajo do të martohet gjatë këtij viti, Nora ka thënë se nuk është në planet e saj një gjë e këtillë.
Sipas saj, Roberti është një person që e kupton atë si artiste përderisa nuk e ka penguar asnjëherë kur ajo ka dashur që të ndryshojë ndonjë gjë në pamjen e saj.