www.Zemra.Org

Serie A fillon më 25 gusht

Federata Italiane e futbollit ka njoftuar se ndeshjet e para të sezonit 2012/2013 do të zhvillohen më 25 dhe 26 gusht.

Sezoni do të zgjasë deri më 19 maj të vitit 2013, ndërsa tri xhiro do të zhvillohen edhe gjatë javës (26 shtator, 31 tetor dhe 8 maj).

Gjatë sezonit do të jenë edhe katër pauza – njëra do të jetë gjatë pushimit dimëror, ndërsa tri të tjera do të jenë të kushtëzuara nga ndeshjet e përfaqësueseve.

Më 19 gusht 2012 do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Italisë mes fituesit të Serie A, Juventus dhe fituesit të Coppa Italia, Napoli.

Exit mobile version