Edhe pse është 53 vjeçe, Sharon Stone duket po aq mirë sa edhe femrat me gjysmën e moshës së saj.
Aktorja është parë kohët e fundit duke shëtitur në këmbë në Hollywood, me një fustan të shkurtër e me ngjyra të gjalla dhe sandale me take të larta, dhe me një shtesë që plotëson dukjen e saj rinore – djaloshin e ri.
Mashkull me flokët e gjata bionde tani për tani është i panjohur për mediat amerikane, por është e sigurt që të dy ishin më shumë se miq. Kur çifti arriti në makinë, djalë hapi derën për aktoren dhe e ka ndihmuar që të hyjë, duke i vënë duart mbi ijët e saja. Të dy më pas shkuan në një destinacion të panjohur me Bentley.
Stone kohë më parë ka ndërprerë romancën e saj me regjisorin, George Howe Englund Jr., me të cilin ishte në lidhje për rreth 6 vjet.