VIP

Sharon Stone me të dashur të ri

Aktorja Sharon Stone është parë në Kaliforni duke këmbyer butësinë me një mashkull të ri të panjohur.

Edhe pse është 53 vjeçe, Sharon Stone duket po aq mirë sa edhe femrat me gjysmën e moshës së saj.

Aktorja është parë kohët e fundit duke shëtitur në këmbë në Hollywood, me një fustan të shkurtër e me ngjyra të gjalla dhe sandale me take të larta, dhe me një shtesë që plotëson dukjen e saj rinore – djaloshin e ri.

Mashkull me flokët e gjata bionde tani për tani është i panjohur për mediat amerikane, por është e sigurt që të dy ishin më shumë se miq. Kur çifti arriti në makinë, djalë hapi derën për aktoren dhe e ka ndihmuar që të hyjë, duke i vënë duart mbi ijët e saja. Të dy më pas shkuan në një destinacion të panjohur me Bentley.

Stone kohë më parë ka ndërprerë romancën e saj me regjisorin, George Howe Englund Jr., me të cilin ishte në lidhje për rreth 6 vjet.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close