Sipas fëmijëve, dhunuesit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me mjete të forta, që nga thikat e sende të tjera të forta.
Tre prej nxënësve shqiptarë janë të lënduar rëndë, dhe për momentin, janë çuar për kurim në spitalin e qytetit, raporton Alsat-M.
Sipas nxënësve dhe familjarëve të tyre, policia ka mbërritur në vendngjarje, me rreth 40 minuta vonesë, pas incidentit. Ajo nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për ndjekjen e tyre, por thjesht ka mbledhur dëshmi nga të lënduarit.
Gjysma e fëmijëve, aktualisht janë në ambientet policore, ku po japin dëshmitë e tyre mbi ngjarjen. Në vendngjarje, para urgjencës së qytetit, erdhi edhe kreu i komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami.
Pikërisht nxënësit e sulmuar janë nga kjo komunë. Sipas Bajarmit, kjo dhunë është një skenar që ka për qëllim destabilizimin e situatës dhe mbjelljen e frikës te qytetarët.