Pas një lëvizjeje të mirë, Susaeta pasoi te Ander Herrera, i cili i kaloi vendasit në epërsi (20’), ndërsa ky ishte goli i parë i pranuar nga Barcelona pas 900 minutash.
Nuk kaloi shumë kohë dhe katalunasit e nivelizuan ndeshjen përmes Cesc Fabregas (24’), i cili shënoi pas një krosimi të mrekullueshëm të Eric Abidal.
Në gjysmën e dytë, skuadrat e patën të vështirë të tregonin aftësitë e tyre, duke qenë se shiu që binte pa ndalë krijoi kushte shumë të vështira për lojë.
Sidoqoftë, të dyja ekipet mundoheshin të shfrytëzojnë gabimet e njëra-tjetrës për të arritur deri te goli.
Edhe pse mysafirët sulmonin vazhdimisht, ata e pranuan edhe golin e dytë në këtë përballje. Pas një goditjeje nga këndi, topi arrit te Fernando Llorente, ndërsa atij i ndihmoi Gerard Pique për ta plasuar topin në rrjetin e Victor Valdes (80’).
Pas golit të pranuar, Blaugranët sulmuan me të gjitha fuqitë, ndërsa shpëtimtari rezultoi Lionel Messi, i cili shënoi golin e barazimit (90’+1) për të penguar humbjen e parë të sezonit për kampionin e Spanjës në fuqi.
Pas këtij barazimi, Barcelona ngec tre pikë prapa liderit Real Madrid që të dielën e deklasoi Osasunan me rezultat 7-1.