Në një intervistë për presheva.com, Musliu ka thënë se për herë të parë ka filluar me kërcim në moshën 14-vjeçare.
“Inspirimin e kam marrë nga filmi i cili quhet ‘You Got Servet’. Më pëlqeu pa masë dhe që nga ai moment më lindi ideja për vallëzuar… Edhe prindin e kam një valltar të mrekullueshëm në valle popullore”, ka thënë ai.
Sipas Fatlumit, juria e përbërë nga DJ Bobo, Christa Rigozzi dhe Roman Kilchsberger e ka quajtr “diamant”.
Tash ai është duke u përgatitur për gjysmëfinale, por pavarësisht si do të zhvillohen ngjarjet, nuk e ka ndërmend ta braktisë kërcimin.