Bukuroshja Miss Benelux, Adelina Berisha është përzgjedhur Miss Asia Pacific World Belgium dhe ajo do të përfaqësojë Belgjikën në këtë kompeticion të bukurosheve.
Berisha është 18 vjeçare dhe është kandidatja më i re për këtë spektakël të madh. Stafi menaxhues i Adelinës është i bindur se Miss Benelux do ta bëjë më të mirën nga ana e saj.
Miss Asia Pacific World është e një rëndësie të veçantë, ku Adelina mund të ndërtojë një karrierë shumë të mirë, shkruan agjencia Ina.
Adelina gjithashtu në fund të muajit gusht do të jetë në Itali, ku do të marrë pjesë në konkursin e modelimit “The Look Of the Year”, e më pas në muajin tetor do të niset për në Kore.