www.Zemra.Org

Shuhet një familje shqiptare në Itali

Një familje shqiptare me tre anëtarë është shuar tragjikisht në aksidentin e komunikacionit që ka pësuar në afërsi të Romës në Itali.

Sipas njoftimeve të medieve italiane, viktimat janë Shkurte Shoti (30), Niko Fiore (28), si dhe vajza e tyre Denisa, 4-vjeçe. Kjo ishte një familje emigrantësh shqiptarë që vite të tëra po jetonte në Itali.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur nga humbja e drejtimit të automjetit, për shkak të erës së fuqishme. Policia italiane po shqyrton motivet dhe ekspertizën se si ka dalë vetura nga rruga, transmeton portali Zhurnal.

Dy prindërit kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 4-vjeçarja ka vdekur pasi është dërguar në spitalin e Romës.

Exit mobile version