www.Zemra.Org

Si ndihem kur më thërrasin seksi

Rrëfehet, Zajmina Vasjari: Paratë? Veshje aksesorë edhe këpucë.

Zajmina Vasiari lindi në Durrës më 17 qershor të vitit 1986, i përket shenjës së Binjakëve dhe është një natyrë mjaft e qetë. Ngjyra e preferuar është e bardha dhe shpesh vishet vetëm me këtë ngjyrë. Gjithashtu i pëlqen muzika, e veçanërisht ajo House. Është e gjatë 1,70 m dhe mban titullin e “Miss Shqipëria 2002”. Bukuroshja nga Durrësi, mori kurorën e më të bukurës së vendit ditën e lindjes së saj.

Ngjyra e preferuar: E bardhë

Muzika e Preferuar: House

Pija e preferuar: Milk-Shake

Zajmina : Përse vendosa të bashkëpunoj me Besjanin

Besjani Është nje mik i imi dhe kur më bëri ftesën për duet e pranova me shumë kënaqsi, pasi kështu i përshtatem tashmë edhe tregut të Kosovës, ku kjo rrymë është më e pëlqyera. Por një arsye tjetër është edhe fakti që mua më pëlqen të këndoj të gjitha rrymat.

Si ndihesh kur mendon se gjithnjë të ka ndjekur epiteti seksi?

Nuk më bën më fare përshtypje, pasi e kam dëgjuar gjithmonë. Do të më pëlqente më shumë një kompliment tjeter, por gjithësesi ndjehem e ledhatuar që vazhdojnë të më bëjnë kompimenta, sido që të jenë ato.

Keni përmendur se nuk je kengëtare, çfarë është kënga për Zajminën?

Kënga është pasioni im më i madh.

A ka pasione të tjera në jetë Zajmina?

Sigurisht, piktura dhe foto-shooting.

“Ç’më shty të këndoj “popullorçe””

Thonë që çdo kush është i veçantë, por nëse do të mundoheni të gjeni një të dytë si ajo do e keni tepër të vështirë. I kanë ngjitur shumë epitete, të cilat shpesh herë e bëjnë të ndihet mirë e shpesh kanë efektin e kundërtën, epo të jesh person publik do të marrësh parasysh edhe kostot. Këngëtaria, modelja e shoë-girl janë përfshirë vetëm në një emër, në atë të Zajmina Vasjari. Megjithë këto të fundit, Zajmina nuk është një person që dëshiron të dalë në kopertina revistash e gazetash, pasi siç i thonë “malli i mirë nuk reklamohet”, ndaj në daljet e saj jo të shpeshta, ajo ka zgjedhur “Tendenca Verore” për një rrëfim krejtësisht të veçantë. Si është një ditë për Zajminën, e vendin që zë në jetën e saj familja, puna e mardhëniet me miqtë. Si ka vijuar axhenda e verës 2011 e pushimet e kësaj vere, të cilat sipas të gjitha gjasave, Zajmina do ti realizojë në javët e shtatorit dhe larg Shqipërisë. Ndërkaq ajo na rrëfen edhe raportin që ka si çdo femër me paranë, ku Zajmina nuk e kursen aspak kur vjen puna për imazh. “Veshje, aksesorë dhe këpucë”-shprehet ajo, janë sebepi i prishjes edhe pa kufi të lekut. Nëse jeni duke i bërë pyetje vetes se çfarë mund ta lidhi një këngëtare seksi me muzikën popullore, e më së shumti me bashkëpunimin e fundit me Besjanin, atëhere kurioziteti do t’ju shuhet nga Zajmina. Epiteti seksi që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës ka filluar ta bezdisë ndopak, por në fund të fundit ajo pranon se nuk ka njeri që nuk i pëlqen komplimentat, e sido që të jenë ato, e bëjnë të ndihet e “ledhatuar”. Që kur në kokën e saj ajo vuri kurorën e Miss-it e deri më sot, ajo vijon të jetë një Miss, por tashmë jo e Shqipërisë, por e skenës shqiptare. Në një intervistë pa doreza Miss-i i skenës Shqiptare rrëfen jetën e saj, të pathënat dhe sekretet….

Si nis një ditë për Zajminën, mes punës dhe familjes?

Zakonisht zgjohem herët në mëngjes. Kjo më ka mbetur si zakon që nga shkolla, madje edhe tani gjatë verës, sërish më ndodh e njëjta gjë.. Dita ime është shumë e ngarkuar dhe mundohem vazhdimisht që secilën pjesë të saj ta mbush sa më mirë. Padyshim që ditën e ndaj mes familjes, mes miqve, mes punës e kolegëve. Është diçka e vështirë, por mundohem me aq sa mundem. Tani gjatë sezonit të verës padyshim që jam edhe pak e impenjuar me punën. Kështu që një pjesë të mirë të ditës e kaloj me punën, por kurrë nuk harroj të gjej kohë të qendroj pranë familjes time.

A jeni nje menaxhuese e mirë e kohës?

Epo dihet që punët e shumta ta zënë të gjithë kohën. Sado që unë të jem një menaxhuese e mirë e kohës, gjithmonë do të dalë diçka që nuk do të arrijë të përfundohet. Gjithësesi unë mundohem me aq sa mundem, me aq sa më lejon koha dhe punët që kam që të memaxhoj me sa më shumë efikasitet ditën.

A keni menduar per pushimet e ketij viti? Sivjet brenda apo jashtë Shqipërisë?

Është ende herët të flas për  pushime. Në fakt si të gjithë artistët edhe unë jam tepër e ngarkuar me axhendën e kësaj vere. Ndaj nuk mund që të planifikoj asgjë për pushime. Pasi të përfundoj koncertet mendoj që të bëj edhe unë disa ditë relaks. Brenda apo jashtë shqipërisë? Besoj se sivjet do të jem jashtë Shqipërisë.

Si i ka mardheniet me parate Zajmina? Per cfare i shpenzon me shume?

Hmmm, padyshim që shpenzoj para. Më  shumë shpenzoj për veshje, aksesorë dhe kepucë.

Si ka vijuar axhenda e kësaj vere?

Kam qenë e pranishme në shumë koncerte. Më së shumti kam qenë pranë publikut shqiptarë, përgjatë gjithë bregdetit dhe rievierës tonë, por gjithashtu edhe në skenat Kosovare.

Kenga Magjike është duke u afruar. Do të kemi ndonjë surprizë nga Zajmina?

Nuk e di ende. Di të them që tani për tani nuk kam asgjë gati…

Cili është momenti më i bukur që keni kaluar në jetë?

Momente të bukura kam kaluar shumë, por shpresoj që të mos e kem kaluar akoma momentin më të bukur të jetës.

Exit mobile version