www.Zemra.Org

Si t’i ndihmoj të dashurit me numër të vogël të centimetrave

E gjitha ishte perfekt derisa nuk ka ndodhur seksi i parë. Në të vërtetë, nuk je as e sigurt se a ka qenë seks i vërtetë, pasi që gjatësia e ‘mikut’ të tij bën pjesë në kategorinë e “të padukshmëve”.

Jo që nuk është angazhuar, mirëpo ti nuk ke ndier asgjë. Meshkujt të cilët janë më pak të “pasur”, tregojnë hulumtimet, janë të gatshëm që të angazhohen më shumë dhe të tregojnë më pak egoizëm, në mënyrë që partnerja të jetë e kënaqur.

Në fillim të vaginës gjenden njëkohësisht edhe pjesët më të ndjeshme, me plot përfundime nervash, ndërkaq “pika G” gjendet rreth 4 centimetra të murit të jashtëm të vaginës, kështu që teknikisht, gjatësia e penisit nuk është pengesë për seks të mirë – tetë centimetra mjaftojnë të depërtojnë në vagjinë, transmeton Telegrafi.

Meshkujt dhe koha e tyre

Brenga për gjatësinë nuk habit, duke pasur parasysh që fjala është për diçka që shpesh u është ekspozuar përqeshjeve dhe polemikave: femrat drejtojnë gishtin nga ai dhe thonë: “e paska të vogël”, kur dëshirojnë t’i hakmerren dhe ta lëndojnë partnerin e vet, ndërsa me madhësinë krenohen ata të cilët, pos saj, nuk kanë asgjë tjetër me të cilën do të tregonin maskulitetin e tyre.

Koha dhe energjia e konsumuar duke u menduar në madhësinë e penisit tënd mund të jenë të përdorura më mirë në qoftë se përqendrohesh mbi aksionin, duke u përgatitur për t’i ofruar femrës kënaqësi të paharrueshme. Kënaqësitë seksuale më të bukura dhe më të ëmbla shfaqen atëherë kur përqendrohemi mbi çdo pjesë të trupit.

Ç’thonë femrat

Njëherë ndërmjet tyre kanë filluar të paraqesin supozimet dhe teoritë sipas të cilave “madhësia” ka mundur të dihej sipas madhësisë së gishtit tregues apo madhësisë së hundës, gjatësisë së hapit që e bën, gjatësisë së trupit, mirëpo praktika ka treguar që midis këtyre supozimeve dhe rezultateve nuk ka madje askurrfarë lidhjeje. Dhe, në të vërtetë, sa u është e rëndësishme madhësia?

Ç’të bëj nëse e ka të vogël

Akoma e ke të paqartë që të vazhdosh me të? Edhe pse angazhohet dhe të kënaqë maksimalisht? E po, vajzë e nderuar, do të jetë atëherë që i yti është i vogël, e jo i tij. Meqenëse krahasimi i vogël/mesatar/i madh është çështje individuale, ndërkaq kemi konstatuar që madhësia nganjëherë është kategori imagjinare dhe varet nga vetëbesimi, por edhe nuk është parakusht për seks të mirë, problemin me madhësinë e ke ti.

Nëse të pëlqen, mos mendo që gjatësia duhet patjetër të jetë kryesorja për marrëdhënien tuaj seksuale, por bashkërisht përpiquni që atë “problem” ta kapërceni. Fillo me ushtrimet Kegel, të cilat janë të mira për femrën për shumë arsye, praktikoni pozat të cilat mundësojnë penetrim më të thellë, praktikoni seksin oral.

Ndërkaq, në vlerësimin e njerëzve në bazë të pamjes fizike dhe gjërave të cilat nuk kanë mundur t’i zgjedhin (sepse assesi nuk mund të vendosë se sa do t’i rritet penisi apo çfarë hunde do të ketë), pra vlerësimi i tillë është karakteristikë e materialistëve sipërfaqësorë. Më mirë është të kesh penisin të vogël sesa të jesh shpirtngushtë.

Exit mobile version