www.Zemra.Org

S’ka më puthje për natë të mirë

Edhe atëherë kur pasioni në një lidhje apo në martesë të zbehet, puthja për natë të mirë nuk është diçka e madhe që nuk mund t’ia dhuroni partnerit.

Mirëpo, sipas një studimi, me sa duket edhe kjo paraqet problem. Hulumtimi ka zbuluar se 80% e çifteve më nuk puthen për një natë të mirë, sepse në masë të madhe janë të përqendruar vetëm për të fjetur.

Në të njëjtin hulumtim, një e katërta e të anketuarve kanë cekur se nuk munden ta durojnë nëse partneri-ja i prek në shtrat, derisa 90% nuk ia del t’i thotë fjalët magjike “të dua” para se ta fikin dritën. Po ashtu, 46% e tyre porsa të shtrihen ia kthejnë shpinën partnerit.

Vetëm 1% e 2.000 të anketuarve kanë thënë se flenë në shtrat me partnerin me atë që thuhet, pozë filmi, kur mashkulli qëndron i shtrirë në shpinë, ndërsa partnerja e tij ia vë kokën në gjoks.

Exit mobile version