Sipas dokumenteve të zbuluara nga New York Post, 16 vjet më parë ylli i filmave aksion i kishte dhënë 1.5 milionë dollarë në dorë gjysmë-motrës së tij Toni-Ann Filitis, duke përfshirë dhe një pagë mujore prej 10 500 dollarësh në muaj.
Filiti, e cila ka vdekur për shkak të kancerit në mushkri, besohet ta ketë kërcënuar yllin hollywoodian me një padi, por vendosi të tërhiqej në momentin e fundit.
Stallone edhe sot e kësaj dite vazhdon t’i mohojë këto akuza, duke thënë se ai nuk e ka abuzuar askënd dhe se ajo ishte thjesht një e sëmurë psiqike.