Kompania japoneze TDK u ka ofruar prodhuesve të telefonave celularë ekranin transparent mono-kromatik OLED me diagonale 2.5-inç dhe rezolucion 320 x 240 piksela. Shpeshtësia e shkrimit është 200 pika për inç që nënkupton se kualiteti i paraqitjes mund të krahasohet me ekranet AMOLED dhe ato retina, por ky është çmimi i shikimit nëpërmes ekranit të telefonit celular. Prodhuesi thotë se deri në fund të vitit do të ketë një ekran të njëjtë në ofertë, por me ngjyra. Nuk është precizuar se sa ngjyra do të shfaqë.
Është interesante se ekrani i TDK e tregon përmbajtjen e vet vetëm në një drejtim, më saktësisht vetëm nga kahja e përdoruesit të telefonit celular. Me fjalë tjera, ai/ajo që përdor telefonin do të shoh se çfarë ndodhë pas ekranit dhe të gjitha të dhënat në ekran, derisa personat nga ana tjetër do të shohin vetëm një xham transparent. Tani vetëm do të duhet të presim e shohim nëse ndonjëri prej prodhuesve të telefonave celularëve do të adaptojë këtë teknologji.