www.Zemra.Org

Të akuzuarit për vrasje u shpallën të pafajshëm

Tre të rinjtë të akuzuar për vrasjen me sende të forta të një të moshuari në fshatin Pojan të qytetit të Korçës janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Korçës.

Bledian, Edison dhe Marinel Demiri u arrestuan në muajin korrik të vitit 2011 dhe kanë qëndruar në burg për gati nëntë muaj, njofton Noa.

Të rinjtë u akuzuan për vrasjen e 78-vjeçarit Ali Zeneli. Ky i fundit mbeti i vdekur nga goditjet me sende të forta pas një konflikti për motive të dobëta që tre të rinjtë kishin me djalin e tij, Petrit Zeneli.

Ali Zeneli mbeti i vdekur në mbrojte të të birit.

Exit mobile version