Të arrestuarit ndodheshin ende në një “fazë eksperimentale” dhe ishin duke punuar konkretisht për ndërtimin e bombës. Ata kishin si synim të hidhnin mbi një grup sa më të madh njerëzish, një lëndë shpërthyese të bashkuar me shumë pjesë metalike.
Një nga tre të akuzuarit, ka marrë porosi nga një anëtar i rangut të lartë të Al-Qaedas, të kryenin një sulm në Gjermani. Presidenti i zyrës federale të kriminalistikës, Jörg Ziercke, plotësoi duke thënë se rreziku ende nuk ka kaluar. Të akuzuarit kanë pasur lidhje në Austri, Marok dhe Kosovë.