www.Zemra.Org

Telefonata nga Moska si e kishte shpëtuar Erdoganin dhe pushtetin e tij

Të mos ishte thirrja telefonike nga Moska, do të ishte në pikëpyetje se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan a do të ishte gjallë, dhe të mos flitet më për pushtet. Sipas të dhënave të disa mediave ruse, puçi ishte planifikuar të fillonte në orën 3 të mëngjesit, por ai nisi 6 orë përpara më 15 korrik.

Në atmosferën e rikthimit të marrëdhënieve Turqi – Rusi, pas rrëzimit të avionit rus, shefi i shërbimit sekret rus FSB, Aleksandar Bortnjikov më 15 korrik pasdite i bën një thirrje telefonike kolegut të tij turk, shefit të sigurimit shtetëror MIT, Hakan Fidan, si njeri i besuar i Erdoganit.

Bortnjikov i ka thënë Fidanit se ka informacione se në tërë aeroportet e Turqisë po furnizohen dhe mbushen me naftë helikopterët dhe avionët luftarak dhe se ai ka pyetur kolegun turk se a ka kjo lidhje me operacionet në Siri apo bëhet fjalë për stërvitje. Fidan është habitur me këtë dhe se menjëherë merr në telefon shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Hulusi Akar. Ky i fundit ka thënë se nuk di gjë për çka bëhet fjalë dhe se i ka premtuar se do të hetojë këto informacione. Por pas një ore Akar nuk i paraqitet Fidanit, pasi që ai ishte rrëmbyer në shtabin e përgjithshëm.

Shefi i shërbimit sekret më pas informon Erdoganin për skenarin, i cili po pushonte në Marmaris. Atëherë ata thërrasin gjeneral – majorin Zeki Aksakali, komandantin e forcave speciale, për të nisur operacionin e shpëtimit.

Exit mobile version