Më saktësisht, Logitech do të mbajnë një ngjarje më 6 tetor, ndërsa merret vesh se arsyeja e kësaj ngjarje do të jetë pikërisht lansimi i resiverit të Google TV, Logitech Revue.
Në anën tjetër, kompania Sony do të organizojë ngjarje tjetër më 12 tetor, ku do ta prezantojë pajisjen e saj më të re të emërtuar, Sony NSX-46GT1 Google TV, apo ndryshe të njohur edhe si Internet TV.
Sony NSX-46GT1 do të përmbajë procesorin Intel Atom, ndërsa do të jetë televizori i parë në treg i cili e mundëson shërbimin Google TV.
Përveç kësaj, Sony ka paralajmëruar edhe Blu-Ray Players të cilët gjithashtu do të jenë të pajisur me Google TV.