Teknologji

Televizori i parë Sony me Google TV!

Gjatë këtij muaji ne sigurisht do të shohim shumë pajisje të reja të cilat do ta mundësojnë shërbimin Google TV, ndërsa pritet që këto pajisje të prodhohen nga prodhues të ndryshëm të televizorëve dhe resiverëve në botë.

Më saktësisht, Logitech do të mbajnë një ngjarje më 6 tetor, ndërsa merret vesh se arsyeja e kësaj ngjarje do të jetë pikërisht lansimi i resiverit të Google TV, Logitech Revue.

Në anën tjetër, kompania Sony do të organizojë ngjarje tjetër më 12 tetor, ku do ta prezantojë pajisjen e saj më të re të emërtuar, Sony NSX-46GT1 Google TV, apo ndryshe të njohur edhe si Internet TV.

Sony NSX-46GT1 do të përmbajë procesorin Intel Atom, ndërsa do të jetë televizori i parë në treg i cili e mundëson shërbimin Google TV.

Përveç kësaj, Sony ka paralajmëruar edhe Blu-Ray Players të cilët gjithashtu do të jenë të pajisur me Google TV.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close