Një grup prej dyzet huliganësh maqedonas të cilët kishin dalë për të protestuar kundër komunitetit të LGBT-së, kanë rrahur deri në përgjakje katër të rinj shqiptarë në sheshin e Shkupit.
Incidenti kishte ndodhur pasi kishte përfunduar protesta e provokuar nga paralajmërimet se ky komunitet ndryshe do të organizojë një paradë në kuadër të Javës së Krenarisë.
Të rinjtë kanë marrë goditje në pjesët e trupit dhe të kokës.
Huliganët janë po të njëjtit që kanë shkaktuar jo një herë incidente ndëretnike.
Policia duhet ta ketë më të lehtë identifikimin e autorëve të dhunës ndaj katër të rinjve shqiptarë, falë kamerave të sigurisë rreth e rrotull sheshit kryesor të kryeqytetit.