LajmeMaqedonia

Tërbohen me LGBT-në, rrahin shqiptarët në sheshin e Shkupit

shkupIncidenti kishte ndodhur pasi kishte përfunduar protesta e provokuar nga paralajmërimet se ky komunitet ndryshe do të organizojë një paradë në kuadër të Javës së Krenarisë.

Një grup prej dyzet huliganësh maqedonas të cilët kishin dalë për të protestuar kundër komunitetit të LGBT-së, kanë rrahur deri në përgjakje katër të rinj shqiptarë në sheshin e Shkupit.

Incidenti kishte ndodhur pasi kishte përfunduar protesta e provokuar nga paralajmërimet se ky komunitet ndryshe do të organizojë një paradë në kuadër të Javës së Krenarisë.

Të rinjtë kanë marrë goditje në pjesët e trupit dhe të kokës.

Huliganët janë po të njëjtit që kanë shkaktuar jo një herë incidente ndëretnike.

Policia duhet ta ketë më të lehtë identifikimin e autorëve të dhunës ndaj katër të rinjve shqiptarë, falë kamerave të sigurisë rreth e rrotull sheshit kryesor të kryeqytetit.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close