Burime nga policia bëjnë të ditur se dy persona të maskuar kanë hyrë në një pikë bastesh sportive dhe kanë arritur që përmes kërcënimit të armëve të marrin prej aty një shumë të konsiderueshme parash.
Forcat e policisë, përkatësisht të komisariatit numër 1 dhe 2 kanë mbërritur mbrëmë menjëherë në vendngjarje, duke berë edhe rrethimin e zonës, por mësohet se ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve të kësaj ngjarjeje, raportoi BW.
Ndërkaq efektivët e policisë dhe grupi hetimor kanë marrë në pyetje punonjës të pikës së basteve sportive si dhe dëshmitarë të tjerë okulare dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.