www.Zemra.Org

Tiranë, hyjnë t’i vjedhin shtëpinë, i zoti vret 2 grabitësit. Ja emrat (VIDEO)

Tirane- Pronari i një banese vrua dy grabitës të cilët me maska kishin hyrë për t’i grabitur. Ngjarja është shënuar mëngjesin e 17 dhjetorit 2o17 pranë nënstacionit të Selitës në kryeqytet.
tiran
Në orën 08: 45 minuta vrasja është raportuar në komisariatin nr 2.

Burime të policisë bënë të ditur se pronari i banesës Flamur Ymeri ka pikasur hyrjen në banesën e tij të dy personave të armatosur dhe të maskuar dhe në kushtet e vetëmbrojtjes i ka qëlluar të rinjë duke i lënë të vdekur në vend.
Më pas ai ka njoftuar policinë për ngjarjen dhe është vetëdorëzuar.
Bëhet e ditur se viktimat janë të moshave 22 dhe 27 vjec. Në orën 15: 44 minuta u zbulua dhe identiteti i dy grabitësve të vrarë: Ardian Luli dhe Ervin Shaba.

Policia bën të ditur se ka sekuestruar në vendngjarje një automatik të tipit skorpsions dhe sipas dëshmisë së pronarit të banesës arma ka qënë e dy grabitësve. Të dy personat e vdekur u gjetën të maskuar dhe të armatosur në dhoma të ndryshme të vilës 2 katëshë.

Deshmia në polici
Në dëshminë e tij, dhënë në ambjentet e Komisariatit nr 2, Flamur Ymeri ka deklaruar se dy grabitësit kanë hyrë në banesë të armatosur, e pasi kanë kërcënuar të zonjën e shtëpisë, kanë filluar të kërkojnë për sendë më vlerë. Dëshmia e Ymerit përkon, sipas Policisë, me kqyrjen që ajo I bëri vendit të ngjarjes. Në polici është shoqëruar edhe bashkëshortja e Ymerit

Banorët përkrahin të zotin e shtëpisë
Të pyetur nga gazetar të Ora News banorë të zonës shprehen të shqetësuar për shtimin e grabitjeve dhe thonë se do të kishin reaguar në të njëjtën mënyrë.
Kishte dërguar fëmijët në shkollë, kur u kthye gjeti grabitësit në banesë
Gazetari i Ora News Ledio Halili informon se Flamur Ymeri kishte çuar si çdo ditë fëmijët në shkollë, kur ishte kthyer në banesë kishte gjetur 2 personat e maskuar.

Dyshohet se grabitësit u përleshën me pronarin
Dy persona të armatosur dhe të maskuar janë future brenda në ambientet e vilës dy katëshe në pronësi të Flamur Ymerit. Dy grabitësit kanë hyrë brenda në katin e dytë të banesës ku kanë hasur dhe rezistencën e pronarit.

Flitet se ka pasur përleshje mes grabitësve dhe pronarit, por zyrtarisht nuk konfirmohet. Një tjetër informacion që duhet të verifikohet është dhe nëse pronari ka qëlluar mbi grabitësit me armën e këtyre të fundit apo me një çifte.

Policia ka marrë dëshmi edhe të personave të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen e rëndë.
Dita e dyte kur Tirana zgjohet me vrasje

Për të dytën ditë me rradhë Tirana zgjohet me ngjarje të rënda. Një ditë më parë u ekzekutua në Kamëz një 50 vjecar në një atentat që iu bë në sy të djalit të tij të mitur. Ndërsa në Fushë-Prezë gjyshi vrau nipin e më pas veten pas konflikteve të pronësisë.

Exit mobile version