www.Zemra.Org

Tiranë, polici plagos shoferin

Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të diele rreth orës 10:00 në kryeqytet.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, një shofer furgoni ka mbetur i plagosur tek “Zogu i Zi”, ndërsa dyshohet se autor i plagosjes është një efektiv i policisë së Qarkut të Fierit, çka e bën këtë ngjarje më të rëndë.

Efektivi i policisë, i dyshuar si autori i ngjarjes është Lekë Fazlia, ndërsa shoferi furgonit është identifikuar si Preng Gjoni. Sipas të dhënave të policisë, ai është transportuar drejt Spitalit Ushtarak dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, transmetojnë mediat.

Bëhet me dije gjithashtu se shkak për plagosjen është bërë një konflikt që polici ka pasur me shoferin. Nga vendngjarja raportohet se policia e ka plagosur 42-vjeçarin Preng Gjoni me pistoletë, por nuk dihet ende nëse ajo është apo jo arma e shërbimit.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Exit mobile version