Filmi i James Cameron, në një anketim prej 50 mijë përdoruesish të internetit në SHBA, u shpall si më romantiku në historinë e kinematografisë.
Në fakt, historia midis Jack Doson (Leonardo di Caprio) dhe Rose deWitt (Kate Winslet), e shoqëruar me dramën e mbytjes dhe puthjet nën hënën e plotë e në mes të Oqeanit Atlantik, ka bërë më shumë njerëz se çdo film që të përloten.
Në vendin e dytë, për amerikanët është çifti Rhett Butler e Rossella O’Hara në “Gone with the wind”, i interpretuar nga Vivien Leigh dhe Clark Gable. E treta, historia midis Julia Roberts e Richard Gere në “Pretty Woman”.
Ndërkohë, personazhi më i mirë në kinematografi është për amerikanët Tom Hanks, në filmin “Forrest Gump”. Filmi horror më i frikshëm në histori është “The exorcist”, ndërsa komedia më e mirë “The craziest plane in thë world”.