VIP

Titanic fiton një “Oscar” të ri

“Titanic” fiton një “Oscar” të ri, një dekadë pasi u shndërrua në filmin më të suksesshëm të të gjitha kohërave, duke fituar 11 “Oscar”.

Filmi i James Cameron, në një anketim prej 50 mijë përdoruesish të internetit në SHBA, u shpall si më romantiku në historinë e kinematografisë.

Në fakt, historia midis Jack Doson (Leonardo di Caprio) dhe Rose deWitt (Kate Winslet), e shoqëruar me dramën e mbytjes dhe puthjet nën hënën e plotë e në mes të Oqeanit Atlantik, ka bërë më shumë njerëz se çdo film që të përloten.

Në vendin e dytë, për amerikanët është çifti Rhett Butler e Rossella O’Hara në “Gone with the wind”, i interpretuar nga Vivien Leigh dhe Clark Gable. E treta, historia midis Julia Roberts e Richard Gere në “Pretty Woman”.

Ndërkohë, personazhi më i mirë në kinematografi është për amerikanët Tom Hanks, në filmin “Forrest Gump”. Filmi horror më i frikshëm në histori është “The exorcist”, ndërsa komedia më e mirë “The craziest plane in thë world”.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close