Mes 105 urdhrave të dhëna së fundmi nga Ministria e Mbrojtjes së Izraelit nga gomat, te dispozitivët për të ngrohur plagët, e deri te salcat pikante, kjo ministri ka urdhëruar furnizim edhe me 1200 ampula prej 100 mg citrati, përbërësi aktiv i Viagras.
Kërkesa është firmosur nga divizioni mjekësor, kështu që tabletat nuk mund t’u atribuohen punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, apo të plagosurve në rehabilitim, por të rezervuara pikërisht për trupën ushtarake në aktivitet.
Me sa duket, kjo nuk është hera e parë që ministri ka urdhëruar dhe shpërndarë Viagra për ushtarët. Në 2005, një artikull i shfaqur në të përditshmen hebraike “Mjekësia e Aviacionit dhe Hapësirës”, i publikuar nga qendra për kërkime e mjekësisë hapësinore, fliste për një ndalim ndaj pilotëve: nuk ka Viagra 8 orë para fluturimit, sepse mund të ndryshojë perceptimin e ngjyrave.