Ai akuzohet se nuk e ka regjistruar vajzën e vet në shkollë të mesme edhe pse ajo tani vazhdon mësimet në vitin e katërt. Aziri bën të ditur se avokati i tij Besnik Sulejmani është në pritje të një përgjigje nga kjo gjykatë, në të cilën e ka dërguar ankesë. “Ende nuk kemi asnjë informacion se a do të merren parasysh faktet dhe dëshmitë që i kam unë nga Gjykata e Apelit.
Avokati im më thotë që këto procedura zgjasin dhe se nuk na ka mbetur asgjë tjetër përveç pritjes”, tha Aziri. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) thonë se më nuk është nën kompetencat e tyre kjo çështje dhe se tani Gjykata ka në dorë lëndën.
“Inspektorët na japin informacione nga të dhënat e shkollave se kush nuk është regjistruar dhe ne i dërgojmë akuzat në Gjykatë dhe nëse ata kanë regjistruar fëmijët apo jo dhe se a do të dënohen apo jo, vendos gjykata. Ne nuk kemi më informacione se çfarë ndodh me ata”, tha Groan Galevski, zëdhënës në MASH.
Ndërkaq në padinë e dërguar drejt Azirit akuzohet se vajza Fatime Aziri, e cila ka kryer shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Llopat nuk është regjistruar në shkollë të mesme, dhe prindi i saj Azir Aziri pasi nuk ka respektuar ligjin për arsim të mesëm dhe nuk ka kryer obligimet e tij, ai detyrohet që të bëjë pagesën e gjobës e cila është 200 euro, në të kundërtën pagesa e saj do të bëhet nga përmbaruesit të cilët do t’i marrën këto të holla nga të ardhurat e Azirit.