Lajme

Vajza në fund të shkollimit, i ati akuzohet se nuk e ka regjistruar

Rastet e qytetarëve të paditur nga gjykatat e vendit për mos respektimin e ligjit të arsimit të mesëm shkon duke u rritur. Kaloi një vit dhe Gjykata e Apelit ende nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me padinë drejtuar Azir Azirit, nga fshati Llopat në Kumanovë.

Ai akuzohet se nuk e ka regjistruar vajzën e vet në shkollë të mesme edhe pse ajo tani vazhdon mësimet në vitin e katërt. Aziri bën të ditur se avokati i tij Besnik Sulejmani është në pritje të një përgjigje nga kjo gjykatë, në të cilën e ka dërguar ankesë. “Ende nuk kemi asnjë informacion se a do të merren parasysh faktet dhe dëshmitë që i kam unë nga Gjykata e Apelit.

Avokati im më thotë që këto procedura zgjasin dhe se nuk na ka mbetur asgjë tjetër përveç pritjes”, tha Aziri. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) thonë se më nuk është nën kompetencat e tyre kjo çështje dhe se tani Gjykata ka në dorë lëndën.

“Inspektorët na japin informacione nga të dhënat e shkollave se kush nuk është regjistruar dhe ne i dërgojmë akuzat në Gjykatë dhe nëse ata kanë regjistruar fëmijët apo jo dhe se a do të dënohen apo jo, vendos gjykata. Ne nuk kemi më informacione se çfarë ndodh me ata”, tha Groan Galevski, zëdhënës në MASH.

Ndërkaq në padinë e dërguar drejt Azirit akuzohet se vajza Fatime Aziri, e cila ka kryer shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Llopat nuk është regjistruar në shkollë të mesme, dhe prindi i saj Azir Aziri pasi nuk ka respektuar ligjin për arsim të mesëm dhe nuk ka kryer obligimet e tij, ai detyrohet që të bëjë pagesën e gjobës e cila është 200 euro, në të kundërtën pagesa e saj do të bëhet nga përmbaruesit të cilët do t’i marrën këto të holla nga të ardhurat e Azirit.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close