www.Zemra.Org

Vështirësohet jeta e kosovarëve

jetaAjo çfarë do t’i raportojë Qeveria e Kosovës, Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), pas dy javësh nuk do të jetë pasqyrë e mirë për ekonominë e vendit.

Vendimet e ekzekutivit për të qenë në linjë me këtë institucion financiar ndërkombëtar do ta vështirësojnë edhe më tej jetën e qytetarëve të Kosovës.

Në një dokument tetëfaqesh, të cilin e ka siguruar gazeta Tribuna, shihet se gjatë këtij viti do të rritet akciza për duhan dhe do të bëhen rialokime të mëdha të mjeteve në kategoritë buxhetore për të financuar koston e marrëveshjes me Serbinë dhe komunat e reja të sapoformuara.

Exit mobile version