Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), nuk japin sqarime se pse janë përzgjedhur vetëm pesë shqiptarë por thonë se përzgjedhja e këtyre anëtarëve nuk është bërë nga kjo ministri, por Qeveria, Universitetet, Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve(AMSHA), dhe Parlamenti studentor. Nga Qeveria e Maqedonisë është përzgjedhur vetë kryetari i këtij këshilli, Mihajll Petkovski dhe tetë anëtarët ndër të cilët vetëm dy janë shqiptarë, Ymer Ismaili dhe Ardit Memeti.
Universitetet kanë propozuar nëntë anëtarë, ndër të cilët vetëm tre janë shqiptarë, Zehra Harullahi, Arber Çeliku dhe Vebi Bexheti. AMSHA ka propozuar vetëm dy anëtarë ndër të cilët asnjëri nuk është shqiptarë dhe gjithashtu nga tre anëtarët e propozuar nga Parlamenti i studentëve asnjëri prej tyre nuk është shqiptarë. Ky këshill sipas ministrit Nikolla Todorov është formuar për arsye që të rritet kualiteti i universiteteve në vend. Sipas tij ky këshill deri më tani vetëm ka dhënë akreditime, kurse tani do të mundet edhe t’i heqë akreditimet nëse vërtetohet se ai Universitet nuk i plotëson kushtet për punë. Gjithashtu ky këshill do të bëjë edhe vlerësimin e jashtëm të universiteteve, gjegjësisht do të ndajë lëndët të cilat do të vlerësohen në suaza të secilit universitet. Një nga detyrat kryesore të këtij këshilli është që të fillojë procedurën e sigurimit të kualitetit në arsimin e lartë, duke dhënë dhe marrë akreditime si dhe duke kontrolluar punën universiteteve. Këshilli për akreditim dhe vlerësim të universiteteve përbëhet nga 23 anëtarë, prej të cilëve nëntë janë të propozuar nga Qeveria, universitetet, Parlamentit studentor dhe Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve.