www.Zemra.Org

Xhaketa e Jackson shitet për 400 mijë dollarë

Xhaketa e famshme e Michael Jackson, të cilën mbreti i pop muzikës e kishte mbajtur në videoklipin e “Thriller”, mund të shitet për hiç më pak se 400 mijë dollarë.

Është xhaketa e kuqe e “Thriller” ajo që është menduar se mund të gjenerojë fitime prej 200 mijë dollarësh kur të dalë në ankand, mirëpo presidenti i ankandeve “Juliens”, Darren Julien, ka thënë se ai pret që fitimet të jenë edhe më të mëdha.

Në ankandin e madh të 25 qershorit të interesuarit do të kenë rastin të blejnë dhe gjëra të ndryshme të yjeve si Beatles, Kurt Cobain, Madonna dhe Lady Gaga.

Exit mobile version