“Kënga nuk ka lidhje me gjendjen time shpirtërore. Atë ua dedikoj të gjithë njerëzve që e gjejnë veten te kjo këngë”, ka deklaruar këngëtarja në një intervistë për Panorama Plus.
Për më shumë, ajo ka thënë se alkooli nuk është shprehi që duhet shfrytëzuar për ta vrarë dhimbjen, por për ta hapur zemrën.
“Disa gota alkool të bëjnë që t’i hapësh zemrën personit që ta ka pushtuar atë”, ka shtuar Zajmina.
Ajo ka pohuar se dehet në jetë “kur bie kokë e këmbë në dashuri”.
Këngëtarja ka refuzuar të flasë për jetën e saj private duke thënë se planet e momentit për të janë shkolla dhe projektet muzikore, ndërsa “më vonë sigurisht që do mendoj edhe për familjen time të ardhshme”.