Zëvendës Ministri i Financave, Zoran Stavrevski, gjatë prezantimit të buxhetit sqaroi se janë paraparë që të ndahen mjete për sheshin Skënderbeu. Ndërkaq, mjete për ndërtimin e sheshit ka paraparë edhe Komuna e Çairit.
Para pak kohësh u prezantua projekti ideor për ndërtimin e sheshit Skënderbeu, projekt ky që parasheh ndërtimin e një sheshi me standarde Evropiane. Për projektin ideor, Qeveria nga 150 mijë euro. Tashmë projekti ka hyrë në fazën e debatit publik, ku qytetarët informohen rreth projektit dhe japin sugjerimet e mëtejshme. Sheshi Skënderbeu është një projekt i madh i Komunës së Çairit, i cili parasheh edhe ndërtimin e një garazhe nëntokësore, por nëse krahasohet me projektin “Shkupi 2014” ai kushton shumë më pak.
Sheshi Skënderbeu është paraparë të shtrihet deri te shtëpia e mallrave “Most”, Hamami i Daut Pashës, Filarmonia e Maqedonisë, Teatri i Operas dhe Baletit dhe shtëpia e mallrave “Ilinden”. Sheshi do të jetë me sipërfaqe prej rreth 20 mijë metra katrorë dhe do të ndërtohet në disa faza. Se kur do të jetë gati sheshi Skënderbeu, akoma nuk dihet.