www.Zemra.Org

52 milionë euro për të rritur standardet e burgjeve

52 milionë euro do të investohen në burgjet e Maqedonisë gjatë tre viteve të ardhshme. “Në tre vitet e ardhshme është paraparë të ndërtohen rreth 63.000 metra katrorë hapësira të reja ose të adaptuara në shtëpitë ndëshkuese përmirësuese nëpër vend, për çka do të investohen 52 milionë euro, prej të cilat 46 janë hua nga Banka për zhvillim e Këshillit të Evropës dhe gjashtë milionë janë nga buxheti shtetit”, tha ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski. Ai sqaroi se është paraparë që të riparohet një repart në shtëpinë ndëshkuese përmirësuese “Idrizovë” me kapacitet prej 300 personave dhe ndërtim i një burgu të ri, me ç’rast kapaciteti i përgjithshëm i “Idrizovës” do të arrijë 1 510 vende. Parashikohet një shtëpi e re ndëshkuese përmirësuese në Tetovë, përfundim i punëve në burgun “Kumanovë” dhe ndërtim i dy pjesëve të reja shtesë në burgun “Shkupi”. “Qëllimi ynë është që të bëjmë burgje sipas standardeve evropiane, të krijojmë kushte optimale për qëndrim dhe punë të së dënuarve dhe personave të punësuar në institucionet ndëshkuese përmirësuese, të realizohet risocializimi dhe veprim human me personat e dënuar, të përforcohen shërbimet shëndetësore dhe kujdesi për shëndetin e tyre”, tha Manevski. Ai tha se me realizimin e projektit, do të krijohen kushte për qëndrim adekuat të personave të dënuar, respektim i të drejtave të njeriut dhe ri integrim social i personave në vuajtjen e dënimit me burg. Për përmirësimin e kushteve në burgjet do të edukohen edhe menaxherët, drejtorët dhe të punësuarit në to që të sigurohet zbatim përkatës i ligjeve.

Exit mobile version